Flash News

KRYESORE

I arrestuan shokun, deputeti i PS-së: Kam rezerva për mënyrën skandaloze të arrestimeve

I arrestuan shokun, deputeti i PS-së: Kam rezerva për

Deputeti Pjerin Ndreu, ka folur  në lidhje me arrestimin e ish-kolegut të tij Arben Ndoka.

Ndreu, i cili njihet për miqësinë e afërt me Ndokën, është shprehur se ka rezerva për mënyrën e arrestimit.

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimit, sjelljen skandaloze dhe se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe praktikimin e dy standardeve, një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e krimeve të rënda. Duhet shihen me qetësi këto gjëra. Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e të proceduarit të Prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme”, ka deklaruar Pjerin Ndreu.

Të fundit