Flash News

KRYESORE

I arrestuari i 'Unazës' uron vajzën nga qelia. Paloka: Hajdutët e 40 milionë eurove janë të lirë

Dorian Protoduari është mes të arrestuarve të Unazës së re, që vijon të mbetet në burg.  Në mungesë të lirisë, ai ka urugar nga qelia vajzën e tij, Isla me rastin e tre vjetorit, ku shkruan se do të luftojë edhe kundër diktaturës që ajo të rritet e lumtur.

Për këtë ka reaguar edhe Edi Paloka, që shkruan se Doriani vijon të qëndrojë në burg sepse kërkon të mbrojë strehën e fëmijëve ndërkohë që Rama, Veliaj dhe Gjiknuri janë të lirë.

“Dori vazhdon te qëndroj ne burg vetëm sepse kërkoi te mbroje strehën e engjëjve te tij .Nderkohe kriminelet dhe ata qe kerkojne ti prishin shtepine per te futur ne xhep 40 milion euro jane dhe ata qe kane urdheruar burgosjen e tij; Edvin Rama, Erjon Veliaj , Damian Gjiknuri dhe nje tufe sherbetoresh ne polici, prokurori e gjykata. Lexojini keto rradhe dhe gjykoni. A nuk duhen shporrur keto monstra nje ore e me pare?”, pyet Paloka.

Të fundit