All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

I ati e dërgoi pa ndjenja në spital, zbardhet shkaku i vdekjes së 13-vjeçares në Tiranë

I ati e dërgoi pa ndjenja në spital, zbardhet shkaku i vdekjes së
All - Paragraf - 1

Zbardhet shkaku i vdekjes së 13-vjeçares një ditë më parë në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë, Kasandra Brahja është vetëvrarë me armë gjahu, që i përkiste babait të saj.

Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

“Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe procedurale (këqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të fundit