Flash News

KRYESORE

I ati i Rihanna-s me koronavirus: Mendoja se do vdisja, vajza bëri shumë për mua

Babi i këngëtares së njohur në gjithë botën – Rihanna-s – ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjendja e tij u përkeqësua jashtëzakonisht shumë aq sa vetë Fenty mendoi se do të humbte dhe jetën.

Por Rihanna ka bërë gjithçka ka qenë e mundur për të atin dhe ai nuk lë pa e përmendur këtë fakt.

Këngëtarja  i dhuroi të atit një ventilator enkas për të, për t’i ardhur në ndihmë me frymëmarrjen. Kështu, Ronald Fenty e mposhti virusin për shkak të së bijës.

Pas dy javësh që është mbajtur në Paragon, babai i Rihanna-s tashmë ka rezultuar negativ:

“Mendova se do të vdisja për të qenë i sinqertë, më duhet ta them, të dua shumë. Ajo bëri shumë për mua, më kontrollonte çdo ditë. E vlerësoj për gjithçka që ka bërë.”

Të fundit