Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
I bën avokatinë prej vitesh por gazeta pranë Ramës ‘ngel në klasë’ qeverinë; rendi s’ka ndryshuar, ekonomia zero
Gazeta ‘Tema’ është e njohur si një media pranë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qëndrimet e mbajtura prej saj kanë qenë në mënyrë koherente në favor të qeverisjes aktuale.
Por një shkrim i botuar një ditë më parë nga kjo gazetë, ku bënte një bilanc të 1-vjetorit qeverisës të Edi Ramës, habit jo pak, duke pasur parasysh avokatinë që media në fjalë i ka bërë qeverisjes aktuale.
Duke analizuar treguesit kryesor, dhe ato që mazhroanca i ka cilësuar si arritje në këtë vit të parë, ‘Tema’ ‘ngel në klasë’ qeverisjen, madje duke hedhur poshtë edhe nisma që propaganda qeverisëse ka shpenzuar shumë.
Shikimi i referohet bilancit qeverisës në terren dhe nis me rendin.
Sa i takon çështjes së Saimir Tahirit, gazeta tregohet e ‘butë’ ku thotë se nuk janë vërtetuar ende akuzat ndërsa thotë se ‘kanë qenë përgjithësisht çështjet e rendit ato të cilat kanë ndikuar në një perceptim jo të përmisuar mbi cilësinë e qeverisjes “Rama”’.
Për ‘Forcën e Ligjit’ të Fatmir Xhafajt, ‘Tema’ thotë se në terren asnjë nuk ka ndryshuar dhe po kështu edhe perceptimi për kanabisin.
Në rrafshin e shërbimeve të administratës, shkrimi i referohet portalit shqiperiaqeduam.al. “Por paçka efektit në zgjidhjen e shumë problemeve të rrafshit personal, për çdokënd që kishte një ngërç me shtetin, kjo nuk e çmontoi dot perceptimin e një shtetit burokratik, të mefshtë, me rrogëtarë më shumë së shërbëtorë, që e shohin qytetarin nga xhepat. Dhe së këndejmi vijnë tek më e rëndësishmja prej çështjeve: ekonomia”, thuhet në shkrimin në fjalë.
Sa i takon ekonomisë në shkrim thuhet se ndjeshmëria në terren se ekonomia ka nisur të japë fryte është pothuajse zero.
Por pavarësisht kësaj performance, ‘Tema’ i jep edhe një shans qeverisë teksa e mbyll shkrimin duke thënë se ka edhe tre vite kohë.
Shkrimi i plotë
Rama, një vit pa “tepsi” dhe i vetëm në “timon”: Cilat janë rezultatet në terren?
Qeveria “Rama” ka plotësuar vitin e parë të mandatit të dytë në qeverisje, ku risia në start ka qenë mungesa e “tepsisë”.
Kjo e fundit ka simbolizuar shmangien e LSI-së nga koalicioni me të cilën erdhi në pushtet dhe qeverisi në katër vitet e para, e njohur si një parti tipike klienteliste, që të bën gjëmën me emërimet në administratë, apo grykësinë.
E provuar si varrmihëse e pushtetit të Berishës, mu prej këtyre dy tipareve, ajo u përjetua e tillë dhe nga masa socialiste.
Por me anë të disa lëvizjeve brilante, shoqëruar me pas me tezën frymëzuese të “tepsisë”, një gjetje mjeshtërore në ligjërimin e Ramës, shndërruar po aq mjeshtërisht në kauzë politike, bëri që mandati i dytë të shihej si Rilindja e vërtetë. Kjo u promovua nga vetë lidershipi socialist, me frazën e njohur që tani “nuk ka më justifikim para elektoratit”.
Por a ja arriti të përligjë të paturin e të gjithë “tepsisë” për vete? Vështirë të thuhet se po, se në terren kjo dha efektin e pritshëm.
Pak javë nga nisja e qeverisja pa LSI-në, qeveria “Rama” do të merrte një goditje të fortë në aspektin më të errët të saj, kanabisin. Një goditje do vinte për të prej emrit të Saimir Tahirit, ku do aludohej nga se ai ishte pjesë e një përgjimi ne dosjen “Habilaj”.
Edhe sot e kësaj dite nuk është vërtetuar nëse vërtet, Saimiri në përgjime ishte ai, Tahiri, porse në rrafshin politik dëmi në imazh do ishte me pasoja.
Dhe kanë qenë përgjithësisht çështjet e rendit ato të cilat kanë ndikuar në një perceptim jo të përmisuar mbi cilësinë e qeverisjes “Rama”. Pas Tahirit vijnë skandalet me krimin në Elbasan, e deri sot ku Shkodra është katandisur në njollë të zezë për efiçencën anti-krim të Ramës.
Edhe pse në rend u promovua “Forca e Ligjit”, një fushatë e ndërmarrë nga ministri Xhafaj për betejën anti-krim, në terren, aty ku ngjizen dhe perceptimet, e jo te shifrat zyrtare, asgjë nuk ndryshoi.
Te ky perceptim, edhe elementi “kanabis” nuk ndryshoi. Kapja e sasive të mëdha të kokainës, siç qe rasti i Maminasit, falë dhe ligjërimit të ashpër opozitar, janë perceptuar jo si suksese qeveritare, por si një vijim akoma më i sofistikuar i aferave të drogës.
Në rrafshin e shërbimeve të administratës, qeveria aplikoi një skemë të re, atë të bashkëqeverisjes, me risinë teknologjike të ankesave në portalin shqiperiaqeduam.al.
Por paçka efektit në zgjidhjen e shumë problemeve të rrafshit personal, për çdokënd që kishte një ngërç me shtetin, kjo nuk e çmontoi dot perceptimin e një shtetit burokratik, të mefshtë, me rrogëtarë më shumë së shërbëtorë, që e shohin qyetatarin nga xhepat. Dhe së këndejmi vijnë tek më e rëndësishmja prej çështjeve: ekonomia.
Edhe këtu pati një risi: ministria e sipërmarrjes. Por dhe këtu, në terrenin e gjërave treguesit qenë ndryshe. Biznesi ankohet se qeveria ka diktuar një plan të ardhurash nga gjobat. Ndaj, tatimorët u panë e po shihen si çakej, për shtetin por dhe për vete. Nga ana tjetër, paçka shifrave, ndjeshmëria në terren se ekonomia ka nisur të japë fryte është pothuajse zero. Këto e të tjetra, kanë patur të gjitha si indikator rritjen e prirjes masive për ikje.
Rama është përpjekur që këtë valë të paprecedent ikjeje ta intepretojë si diçka normale në një botë me interesa tregu, duke dhënë dhe shembuj të vendeve të tjera të Lindjes, por rasti shqiptar ndryshon. Ikjet shqiptare nuk janë në kontekst tregu. Ato kanë karakter social më së shumti, edhe pse diktohen gjithashtu nga një ekonomi e dobët. Nuk besohet që në Kroaci a Poloni, dy vendet që përmendin Rama, ikjet të shoqërohen me përbetime “për të mos u kthyer më”, në kuptimin social të fjalës.
Dhe e fundit: pas një viti pa “tepsi”, por përfshirë dhe katër të tjerët me tepsi, a ka tregues sado të vegjël që është përmisuar gjendja morale e popullit?
Sigurisht, kjo është diçka që i mungon gjithë ligjërimit politik shqiptar. I ka munguar dhe Ramës, ndonëse me ligjërimin më të pasur, më të avancuar dhe më me nota bindëse. Por nuk ka mundësi që të pretendosh një rilindje shoqërore, pa përfshirë aty dhe pjesën e moralit shoqëror.
Dhe ajo nuk buron domosdoshmërisht nga ekonomia. Shqipëria ka përjetuar kohë shumë të mira ekonomike, siç ka qenë periudha 2001 – 2009, pra dy vite nga Nano e katër nga Berisha, por kjo nuk mund të thuhet në rrafshin e moralit shoqëror. Ama prej këtu nis një rilindje e pretenduar.
Dhe shenjat e para jepen nga ata që ushtrojnë pushtet e përgjegjësi. As kjo nuk ka ndryshuar deri më tani, perceptimi negativ mbi kastën drejtuese.
Është pikërisht kjo kastë, me Ramën në krye, që nuk kanë mundur dot të ofrojnë një moral të prekshëm të përmisuar, duke e thelluar akoma më tej bindjen se “ky vend nuk bëhet”. Megjithatë janë dhe tre vjet të tjera dhe avantazhi “kohë”në këtë rast është shumë i madh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38