Flash News

KRYESORE

I bën surprizë xhaxhait, Ema Andrea: Të falenderoj për lotët që më ke sjellë

Ditën e djeshme kantautori i njohur Mihallaq Andrea, ishte i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, ku veç të tjerash foli edhe për mbesën e tij Ema Andrean, e cila i bëri edhe një surprizë nëpërmjet videomesazhit.

Ai u shpreh se Ema ka karakter të ngjashëm me të dhe është një aktore e shkëlqyer.

 “Ema është vajza e vëllait tim. Emën e dua shumë, për mua ajo ka të veçantë karakterin e fortë dhe është aktore e shkëlqyer. Është e vështirë të jesh aktore si Ema. Karakteri i saj është i ngjashëm me timin, të dy ne jemi “qaramanë”, tha kantautori.

Ndërkohë aktorja në videomesazhin surprizë për xhaxhain e saj u shpreh se, Mihallaq Andrea nuk është vetëm xhaxha, por shoku me të cilin kuptohet edhe pa folur.

“Ti për mua je personi që të do pa kërkuar asgjë mbrapsht dhe me mënyrën tënde na ke mbajtur të lidhur të gjithëve bashkë. Jam e bindur që nga gjithë fisi i madh që kemi, ti je ai me të cilin merrem vesh pa folur. Ti je ai xhaxhai dhe shoku që ke marrë makinën dhe ke ardhur ke parë shfaqjen time dhe më pas ke ikur, ky është vlerësim përtej të qenit mbesë. Të falënderoj për lotët që më ke sjellë me muzikën tënde, sepse në ato momente nuk isha vetëm”, tha Ema.

Të fundit