Flash News

KRYESORE

“I bënë dy herë atentat”, ish-kreu i KQZ replikon Fatos Klosin: U mora në mbrojtje nga RENEA, donin të bënin Zani Çaushin deputet

Ish kreu i KQZ në vitin 1997, Kristaq Kume i përgjigjet Fatos Klosit duke hedhur poshtë se në atë kohë kishte kërkuar pasaportë diplomatike për vete dhe familjen për shkak të kërcënimeve prej detyrës.

Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Kume thotë se edhe pse i ofruan strehim familjar në Itali, ai nuk e pranoi, duke vazhduar detyrën.

Madje, ai rrëfen presionin që i është bërë që nga kërkesa për të bëtë Zani Çaushin deputet, apo mallkimet e Komitetit të Shpëtimit në Vlorë.

“Zgjedhjet e ’97-ës u zhvilluan në një situatë totalisht ndryshe nga sot, populli ishte i armatosur, kur qeveria e Bashkim Finos arrinte të administronte vetëm gjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Kujtoj se pavarësisht situatës, KQZ u mor në mbrojtje nga RENEA, pas tentativës për të vendosur eksploziv në tunelin që lidhte KQZ me hotel ‘Rogner’. Presioni nga bandat që bënin ligjin në shumë rrethe të vendit  ishte i madh, kujtoj presionin që bëhej për të regjistruar Zani Çaushin kandidat për deputet, apo për të ndihmuar komisionin zonal në Vlorë u desh të dërgohej me helikopter një anëtar i KQZ sepse komisioni zonal e kishte të pamundur të vepronte. Unë, si kreu i KQZ u mora në mbrojtje nga Garda me ndërhyrjen e Bashkim Finos, pas ngjarjes së 2 korrikut të revoltës që organizoi Leka Zogu. Ka patur edhe kërkesa nga anëtarë të KQZ që të armatoseshin me pistoleta, por nuk u mor një vendim i tillë. Por, ndryshe nga ç’ka deklaruar zoti Klosi unë nuk jam kërcënuar asnjëherë direkt, aq më pak të jem përballur fizikisht me veprime që më rrezikonin jetën. Se çfarë ka ditur më shumë ai për shkak të punës së tij në atë kohë si kreu i SHISH, kjo është tjetër gje”, shprehet Kume.

“Urdhëroi të më vinin bombën”, Klosi i kujton Berishës rastin e ’96-ës në Sukth: Dikush iu afrua, por nuk shpërtheu

Të fundit