Flash News

KRYESORE

“I bëri shërbim demokracisë”, Lela për Bushatin: Foli si socialist, si progresist

“I bëri shërbim demokracisë”, Lela për Bushatin:

Gazetari dhe analisti Alfred Lela komentoi zhvillimet e fundit në vend dhe debatin mes socialistëve në Parlament për miratimin e një kontrate PPP për Porto Romanon. Fillimisht, Lela u shpreh se ulja e çmimit të naftës nuk është “mrekullia e 8”, pasi ajo ka nisur në bursën ndërkombëtare.

“E kam dhe unë atë skepticizëm për naftën. Fuçia e naftës në bursën ndërkombëtare ka rënë 10 dollarë. Dhe vala e uljes nuk ka mbërritur në portin e Durrësit. Edhe kur trumbetohet sikur është mrekullia e 8. Kemi parë të gjithë shqiptarët, që konsumojnë naftë dhe paguajnë takse mbi taksë, dhe ka një proteste, se pse shqiptarët paguajnë kaq shumë. Dhe tani kanë ndodhur shumë gjera, dhe në Shqipëria asgjë. Nëse e sjell ky koncesioni Porto Romanos, i lumtë goja zotit Balla”, tha ai.

Lidhur me debatin për koncesionin e Porto Romanos dhe debatin mes dy deputetëve socialistë Taulant Balla dhe Ditmir Bushati, Alfred Lela tha se Bushati i bëri një shërbim demokracisë në Partinë Socialsite.

“Kur dëgjojë dhe shikoj interpretimet, filloj të dyshoj tek koncesionet. Interpretimet dhe mbrojtjet më bëjnë të dyshoj. Me thënë të drejtën, më në fund, pas një skizofrenie parlamentare, ku kemi dëgjuar vetëm një zë, që prej daljes së opozitës, ku dhe pozita e re ka filluar të votojë në bllok me mazhorancës isha i lumtur që dëgjova zotin Bushati sot në Kuvend. Ai i bëri një shërbim, ndoshta Partisë Socialiste, të paktën kuptimi i demokracisë. Ai foli si socialist, si progresist. Se bëj dot dallimin se kush është më progresist, zoti Bushati apo zoti Balla. Aksionet e dëshmojnë se sa progresist janë. Edhe zoti Bushati s’u mor me koncesionet. Shqetësimi i zotit Bushati më duket i drejtë; se pse janë këto para publike tonat që shkojnë për facilitete të një oligarki.

Të fundit