All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

I besuari i Arta Markut anëtar i KLP në garën për kryeprokurori e ri, a është në konflikt interesi?

I besuari i Arta Markut anëtar i KLP në garën për
All - Paragraf - 1

Sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur projekt-rregulloren për pikëzimin e tre kandidatët për kryeprokurorin e ri, ndërsa në garë janë Arta Marku, Fatjona Memçe dhe Olsian Çela.

All - Paragraf - 3

Mbledhja kishte rëndësi edhe për anëtarët e KLP të cilët e shohin veten në një situatë të konfliktit të interesit me kandidatët në garë.

Kështu, gjatë takimit të sotëm dy anëtarët  Kostaq Beluri dhe Esmeralda Keshi ngritën dyshimin se ishin në një situatë të tillë, ndaj Arta Markut, pasi kjo e fundit ka inicuar procedim disiplinor për ta më herët. Megjithatë, me shumicë votash u rrëzua pretendimi i tyre dhe si rrjedhojë do jenë në mbledhjet që do të zhvillohen në dy ditët në vijim.

Ndërkohë, gazetarët kanë pyetur kreun e KLP edhe për rastin e prokurorit Besnik Cani, nën cilësinë e këshilltarit të Arta Markut dhe një nga njerëzit më të besuar të saj.

Sipas Ibrahimit, Cani nuk është në konflikt interesi pasi ka mbajtur disa detyra dhe se të gjithë prokurorët punojnë për kryeprokurorin.

Nga ana tjetër, kreu i KLP deklaroi se më 25 nëntor është data finale kur KLP do vendosë për të krijuar SPAK.

Kreu i KLP jep afatin: Kur do të shpallet përfundimisht kryeprokurori i ri, lista me tre emrat  

Të fundit