Flash News

KRYESORE

I biri feston 21 vjetorin në shtëpi, presidenti shqiptar: Të gëzuar që po rikujtojmë çastet kur ishim larg njëri-tjetrit

Sot, Endriti, djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi feston ditëlindjen dhe mbush 21 vjeç.

Presidenti i Kosovës i ka dedikuar një urim të veçantë, duke iu përshtatur tashmë pandemisë Covid-19 që ka përfshirë mbarë botën.

“Urime ditëlindjen e 21-të, Endriti ynë i dashur! Ndoshta ke pasur dëshirë ta takosh shoqërinë, por Lumja e unë jemi të gëzuar që edhe këtë vit jemi të gjithë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ke lindur, kur ishim larg njëri-tjetrit në prillin e vitit 1999 dhe kur Kosova nuk ishte ende shtëpia jonë e lirë”, shkruan Thaçi në rrjetet sociale.

Të fundit