Flash News

KRYESORE

I biri feston 27-vjetorin, ish-deputeti i PD dedikim emocionues: Je këshilltari im më i mirë, më mahnit çdo ditë

Sot është një ditë speciale për ish-deputetin e PD, Xhemal Gjunkshi.

Djali i tij i vetëm ka ditëlindjen dhe mbush 27 vjeç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i uron të birit ditëlindjen me një dedikim emocionues.

Statusi:

Djali im , Edisi sot bën 27 vjeç.

Edi im... ti u rrite u burrërove dhe po më mahnit çdo ditë , ti je krahu im i djathtë , ti je "shoku" dhe "miku" im më i mirë , ti je këshilltari im më i mirë . Ti ke një përkushtim maksimal për gjërat e shenjta, motrën , mamin dhe mua , të ndjek me kënaqësi dhe i lutem zotit për ty.

Ti gjithmonë di ti analizosh situatat , ti din të falësh . Biri im , ti po punon për te qene i denje për veten tënde, për familjen dhe sigurisht dhe per shoqërinë. Ti, i mençuri im ec përpara. Jam i bindur se ke maturinë e duhur ,dhe ma lehtëson shumë punën mua… Tashmë, je një burrë, dhe unë të adhuroj çdo here, që ti sjell vlera njerëzore.

Zoti më ka bekuar me ty bir!

E gjithë familja jemi krenarë për ty !

Gëzuar Ditëlindjen biri im , i shtrenjti im, drita e syve te mi!

Të fundit