Flash News

KRYESORE

I biri qëllon babain me çekiç në kokë dhe e hedh në liqenin e Farkës, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë

I biri qëllon babain me çekiç në kokë dhe e hedh

E rëndë ngjarja e ndodhur në kryeqytet ku i biri ka qëlluar në kokë me çekiç babain dhe më pas e ka hedhur në liqenin e Farkës.

Polumbarët e RENEA-s sot rreth orës 09:00 kanë nxjerrë nga ujrat trupin e pajetë të 74 vjeçarit, F.Aliaj. Mësohet se 28 vjeçari e ka vrarë babain me 22-dhjetor brenda shtëpisë dhe më pas e ka transportuar trupin me makinë duke e hedhur në kanal dytësor të Liqenit të Farkës. Ka qenë i vëllai i Selmanit ai i cili i është drejtuar policisë pas mungesës së të atit. 

Policia ka arrestuar djalin Selman Aliajn, i cili akuzohet për “Vrasje për shkak të rrethanave familjare”.

 

 

Të fundit