Flash News

KRYESORE

I bllokoi rrugën eskortës së Ramën, nën/kryetarja e Bashkisë së Lezhës: Rilindja, alternativa më e keqe pas komunizmit

Nën/kryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku ka reaguar pas lirimit nga policia, ku u shoqërua mesditën e së martës. Marku në bashkëpunim me qytetarë bllokuan rrugën nacionale Lezhë-Shkodër duke e detyruar kryeministrin të udhëtojë drejt Pukës, nga një rrugë tjetër.

Marku deklaron se iu bashkua tubimit të qytetarëve, ashti siç vepruan shqiptarët më 16 shkurt, për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

“Qeveria e krimit dhe abuzimit ka rënë! Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Rilindja ishte alternativa më e keqe pas komunizmit! Të enjten, më 21 shkurt, do të jemi sërish të gjithë bashkë para Parlamentit!”, shkruan Marku në ‘Facebook’.

Statusi i plotë:

Të dashur miq!

Të nderuar lezhjanë!

Iu bashkova sot protestës së qindra qytetarëve nga Lezha, Kurbini, Vau Dejës e Shkodra, të cilët në mënyrë paqësore e qytetare, ashtu sikurse qindra mijë shqiptarë të ndershëm më datë 16 shkurt, kanë marrë tashmë një vendim të pakthyeshëm: të ecin në krah të kundërt me Edi Ramën! Të ecin në krah të kundërt me Rilindjen! Të shkojmë së bashku drejt zhvillimit, duke dalë kundër krimit dhe abuzimit si e vetmja alternativë që iu ofrua Shqipërisë e shqiptarëve në këto 6 vite.

Në vijim të aktit më të rëndësishëm politik të ndërmarrë në pluralizëm nga Partia Demokratike dhe të gjitha forcat politike opozitare, djegies së mandateve, çdo shqiptar i ndershëm sot kërkon që Shqipëria të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke garantuar një proces të drejtë e ndershëm, pa ndikimin e krimit. Vetëm kështu, Parlamenti, sikurse çdo institucion, mund të jetë forca e zërit dhe autoritetit e dinjitetit qytetar.

Partia Socialiste e Shqipërisë duhet të vijojë me dorëzimin e të gjithë mandateve parlamentare. Le ta nisin nga Lezha, që është shembulli i faktuar tashmë, sesi Rilindja cënoi vullnetin qytetar duke blerë votat me paratë e drogës dhe bëri presion qytetarëve për ti votuar. Përfaqësuesit e Lezhës në Parlament duhet të dorëzojnë mandatet dhe tu kërkojnë falje lezhjanëve për denigrimin dhe cënimin që i bënë vullnetit të tyre.

Nga zemra Ju falenderoj të gjithëvë që së bashku jemi pjesë e rrugëtimit tonë, në përmbushje të obligimit tonë qytetar për të mbrojtur fort dinjitetin e Lezhës, e Shqipërisë.

Qeveria e krimit dhe abuzimit ka rënë! Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Rilindja ishte alternativa më e keqe pas komunizmit!

Të enjten, më 21 shkurt, do të jemi sërish të gjithë bashkë para Parlamentit! Duhet ti kthejmë Shqipërinë shqiptarëve! Duhet të rikthejmë shqiptarët në Shqipëri!

 

Të fundit