Flash News

KRYESORE

I bllokuan rrugën Ramës; policia kontrollon banesat dhe shoqëron disa persona në Fier

I bllokuan rrugën Ramës; policia kontrollon banesat dhe shoqëron

Policia e Fierit nisur kontrollin e banesave të protestuesve të së premtes paradite në Fier, Patos dhe Roskovec. Sipas kreut të PD në Fier, Luan Baçi në Patos dhe Roskovec ka pasur disa shoqërime në polici, madje janë bërë presione që mos marrin pjesë në protestë.

"U bëjnë presion, që ose të vini në polici, ose të vini nesër. Kjo është një presion që i bëhet, pasi protesta do të vazhdojë nesër. Qytetarërt fierakë do të përballen përsëri në protestë me kryeministrin Rama. Kjo bëhet që mos shkojnë nësër në protestë. Qeveria dhe policia mos ti bëjë presion qytetarëve pasi protesta e sotme në Fier ishte shumë paqësore, por e fuqishme përballë kryeministrit", tha Baçi për Ora News.

Të shoqëruarit janë anëtarë dhe simpatizantë të PD dhe LSI, që kanë krijuar tensione gjatë zhvillimit të protestave.

https://www.youtube.com/watch?v=vwsB2C6SqX4

Të fundit