Flash News

KRYESORE

I çmendur pas tij, adoleshenti shpenzon 30.000 dollarë për t'u dukur si Michael Jackson

I çmendur pas tij, adoleshenti shpenzon 30.000 dollarë për

Edhe pse tashmë kanë kaluar rreth 10 vite nga vdekja e tij, teoritë konspirative dhe dëshira e fansave për ta mbajtuir gjallë Michael Jackson vazhdon edhe sot.

Shumë persona u janë nënshtruar operacioneve për t’u dukur si ai, por adoleshenti Leo Blanco ia ka arritur t’i afrohet më shumë pamjes së Michael.

Ai është një fans i çmendur i "Mbretit të Pop-it" dhe ndryshimet në pamje i ka filluar që në moshën 15 vjeçare.

Leo ka bërë 11 operacione plastike për tu dukur si Michale dhe përsëri nuk është i kënaqur, edhe pse ka shpenzuar rreth 30.000 dollarë.

I pyetur nga ‘The Mirror’ për mendimin e prindërve në lidhje me transformimet, ai u shpreh se “midis gjërave që dua unë, gjërave që duan prindërit e mi dhe gjërave që mjekët janë të gatshëm të bëjnë, do ketë gjithmonë luftë”.

https://www.instagram.com/p/BsrUi2lgJ3n/

Të fundit