Flash News

KRYESORE

I dashuri e tradhton, Pamela Anderson e demaskon në Instagram

I dashuri e tradhton, Pamela Anderson e demaskon në Instagram
Një tjetër histori tradhtie. Kësaj radhe është ylli i "Baywatch", Pamela Anderson e cila është tradhtuar nga i dashuri i saj. Përmes një postimi në Instagram, modelja dhe aktorja 51-vjeçare ka akuzuar të dashurin e saj, sortistin 33-vjeçar, e kishte tradhtuar përpara se ta etiketonte atë si një “përbindësh gënjeshtar që më tradhtoi për dy vjet’. Duke postuar një emoji me zemër të thyer së bashku me një imazh bardhë e zi të ish-çiftit, ajo shkruante:

“Është e vështirë ta pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Unë jam mashtruar, më bëri të besoj se po jetonim një dashuri të madhe! Jam e shkatërruar kur e mësova tani në ditët e fundit. Ai po jetonte një jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurat në apartamente pranë grave. I quante ata burra monstra. Por kjo është më keq! Ai gënjeu për gjithçka. Si ka mundësi që i kontrollonte zemrat dhe mendjet e dy grave, jam e sigurt që ka pasur të tjera! Ai është monstra! Si ka mundësi që kam ndihmuar të tjerët dhe nuk isha mjaftueshëm e zgjuar për të ndihmuar veten!”

   

Të fundit