Flash News

KRYESORE

I del emri për deputet, ish-këshilltari i Metës: Vendimi është personal; flas me miqtë ndërkombëtarë

I del emri për deputet, ish-këshilltari i Metës: Vendimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po harton listat e kandidatëve pasues të deputetëve të opozitës. Pas përcaktimit të emrave, mësohet se kandidatët fitues janë kontaktuar nga KQZ për të plotësuar formularin e Dekriminalizimit.

Por më radhët e LSI, duket se po jepen sinjale që duan të kundërshtojnë vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetit dhe nga radhët e fituesve që dalin nga lista shumemërore.

Një sinjal duket se e ka dhënë kandidati i LSI-së, në listën e deputetëve të qarkut të Tiranës, Ralf  Gjoni. Në një postim në Facebook, Gjoni shprehet se nuk është kontaktuar nga KQZ, por në të njëjtën kohë bën të ditur se vendimi për dorëzimin e mandatit nuk do ta marrë nga ndikimi i partisë që e ka propozuar LSI-ja.

Madje ai shprehet se për një vendim të tillë do të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë dhe me familjen e tij. Ndërkombëtarët kanë kontestuar dorëzimin e mandateve, madje kanë bërë thirrje që deputetët e rinj të mos dëgjojnë apelin e liderëve të PD dhe LSI për dorëzimin e mandatit.

Gjoni më parë ka qenë këshilltar i Ilir Metës, kur ai kishte postin e kryetarit të Parlamentit.

Postimi i plotë:

Shoh se më është lakuar emri nga mediat si një prej kandidatëve për të marrë mandatin e deputetit të Republikës së Shqipërisë. Si shpeshherë, në Shqipëri media flet përpara institucionit. Në respekt të të gjithë votuesve të listës zgjedhore ku ndodhet emri im, dhe në përgjigje të interesit mediatik dua të sqaroj se nuk kam asnjë kontaktim zyrtar nga KQZ lidhur me vakancat e shpallura, dhe në këto kushte nuk mund të marr dot asnjë vendim formal.

Ndërkohë duhet të jetë e qartë për këdo se mandati është individual dhe për rrjedhojë edhe vendimi mbetet totalisht i imi, në dinjitetin e personit dhe reputacionit që kam ndërtuar, larg kolektivitetit partiak, larg çdo pazari apo presioni, në konsultim të ngushtë me miqtë e mi të shumtë ndërkombëtarë, rrethin tim miqësor e familjar, dhe mbi të gjitha, në shërbim të vendit tim ku 10 vjet më parë vendosa të kthehesha familjarisht. Deri në atë moment, kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe vlerësoj çdo mendim të votuesve dhe miqve të mi të vërtetë përmes telefonit. Ju falenderoj!

Të fundit