Flash News

KRYESORE

I denoncuar nga opozita, Berisha tregon emrin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se cili do të jetë gjyqtari që do të drejtojë Gjykatën Kushtetuese.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha ka përmendur emrin e Ardian Dvoranit, si personi që do të vendoset në krye të kësaj gjykate, aktualisht jo funksionale.

“Dvorani po konservohet dhe së shpejti do jetë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Ku kishte 90 milionë lekë të pa justifikuara dhe ato kaluan se Rama e kishte projektuar për në krye të Gjykatës Kushtetuese. A e dini që është në Këshillin e Lartë të Emërimeve, lexoni listën”, u shpreh Berisha.

Ardian Dvorani është një nga gjykatësit të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar por pavarësisht kësaj, gjyqtari në fjalë e kaloi procesin e vettingut. Sipas denoncimeve të opozitës, gjyqtari Dvorani ishte ndërmjetës i bandës së Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt.

Të fundit