Flash News

KRYESORE

I dënuar me 11.6 vjet burg për mashtrim, arrestohet te ‘Ali Demi’ italiani me dy emra

I dënuar me 11.6 vjet burg për mashtrim, arrestohet te ‘Ali

Arrestohet në Tiranë një shtetas nga Italia, pasi në vendin e tij ishte i dënuar me 11.6 vjet për dy vepra penale, “Mashtrim Financiar” dhe "Mashtrim kompjuterik".

Sipas policisë, 47-vjeçari kishte ndryshuar emrin dhe jetonte prej kohësh te zona e ‘Ali Demit’.

Njoftimi i policisë:

Operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 47 vjeçari nga Italia, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.

Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian:

- Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe "Mashtrim kompjuterik".

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Të fundit