Flash News

KRYESORE

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet në kufi mashtruesi nga Tirana

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet në kufi mashtruesi nga Tirana

Është arrestuar nga policia kufitare një 31-vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim për veprën penale të “mashtrimit të kryer në bashkëpunim”.

Në pikën kufitare të Morinës është vënë në pranga Arban Kishta, i cili ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Tiranës me 11 vite burg.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me shkresë Nr.2361, datë 30.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal Nr. 870, datë 23.03.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe vendimin penal Nr.534 datë 06.03.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale ‘Mashtrimi kryer në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal. Shtetasi Arban Kishta, ju dorëzua DVP Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Kukësit.

 

Të fundit