Flash News

KRYESORE

I dënuar me 12 vjet dhe i shpallur në kërkim nga 2015-ta, kush është sarandioti që u arrestua sot

I dënuar me 12 vjet dhe i shpallur në kërkim nga 2015-ta, kush

Një person i shpallur në kërkim kombëtar prej pesë vjetësh dhe i dënuar me 12 vjet burg ka rënë në prangat e policisë.

Sipas policisë, në sajë të operacionit të koduar "Kanina" u arrestua Gladiol Metushaj, 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim të formës së prerë, e ka dënuar me 12 vite burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

43-vjeçari është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen "4 Heronjtë", Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg, e llojit çokollatë, ngjarje për të cilën u kapën dhe arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të fundit