Flash News

KRYESORE

I dënuar me 15 vjet në Itali për trafik heroinë dhe kokaine, arrestohet beratasi me tre emra

I dënuar me 15 vjet në Itali për trafik heroinë dhe kokaine,

Është vënë në pranga një person i shumëkërkuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari i njohur me tre emra Gazmir Polovina, Gazmend Polovina ose Julian Bebri, banues në Berat.

Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 15 vite burg, për "Organizatë Kriminale" dhe "Trafikim i lëndëve narkotike".

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

-Gazmir Polovina alias Gazmend Polovina alias Julian Bebri, 44 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale "Organizat Kriminale" dhe "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës”, sqaron policia.

Të fundit