Flash News

KRYESORE

I dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Elbasanit, ekstradohet nga Roma 62-vjeçari italian

I dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Elbasanit, ekstradohet nga Roma

Një 62-vjeçar, i dënuar me 7 vite burg është ekstraduar nga Roma e Italisë.

Personi me inicialet B.P, banues në Pontinia, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Elbasanit më 23 korrik 2015, e ka dënuar për "vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit", dhe falsifikim dokumentesh.

Në vitin 2012 në filialin e një banke të nivelit të dytë  në Elbasan, shtetasi B.P,  ka paraqitur një vërtetim bankar të falsifikuar me një  shumë të konsiderueshme në Euro në llogarinë e tij.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Të fundit