Flash News

KRYESORE

I dënuar në Gjermani për përgjime, verifikime për deputetin Meço. Çfarë shkruan në formularin e vetëdeklarimit

Prokuroria e Përgjithshme po verifikon një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, i cili mund të preket nga ligji i dekriminalizimit.

Në nje dokument te publikuar nga ABC News, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Prokurorise se Pergjithme hetim të thelluar për deputetin e opozites parlamentare, Ervin Meço, që vetë komisioni nuk mund t’i verifikojë në shtete të huaja.

Ervis Meço u bë deputet nga lista e PD-së në Vlorë pas djegies së mandateve dhe  ka deklaruar një dënim në Gjermani, 30 ditë burg, e konvertuar në 300 euro gjobë për “regjistrim audio i paautorizuar i zyrtarit”.

Po ashtu, Meço pranon se ka kerkuar edhe azil politik ne Gjermani ne shtator te vitit 2017 por qe i eshte refuzuar tre muaj me pas, ne Dhjetor per arsye qe nuk i ka bere te ditura.

 

Të fundit