Flash News

KRYESORE

I dënuar në Itali për trafik droge, si i shpëtoi drejtësisë vëllai i Fatmir Xhafajt? 7 pyetjet që ngre PD pas publikimit të dosjes

I dënuar në Itali për trafik droge, si i shpëtoi

Pak minuta më parë, Partia Demokratike publikoi dosjen kriminale të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, për të cilin ekzistojnë prova dhe fakte se është i dënuar në Itali me një vendim të formës së prerë për trafik ndërkombëtar droge.

Përmes deputetit Enkelejd Alibeja dhe këshilltarit në Grupin Parlamentar të PD për çështjet ligjore, Gazmend  Bardhi u publikuan në një konferencë për mediat prova dhe fakte që vërtetetojnë se Agron Xhafaj është dënuar me burg në Itali.

Për këtë, Alibeja ka ngritur 7 pyetje konkrete për këtë rast të bujshëm.

1 A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

  1. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?
  2. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?
  3. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?
  4. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?
  5. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?
  6. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

Këtyre pyetjeve ka preferuar t’u përgjigjur me një përgjigje të përmbledhur duke thënë: “Fatmir Xhafaj luan rolin e të paditurit dhe nuk vepron për të përmbushur përgjegjësitë e veta ligjore. Shqipëria është i vetmi vend që ka për ministër të Brendshëm  dikë, vëllai i të cilit i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali. Qeveria e Ramës kërkon persona me CV me rekorde kriminale, ky është kriter i marrjes së posteve të larta publike”.

Ministri i Brendshëm e mohoi, PD publikon dosjen: Agron Xhafaj furnizuesi i organizatës kriminale, i dënuar me 7 vite burg

 

 

Të fundit