Flash News

KRYESORE

‘I dënuar në Itali për vjedhje makinash’, Mark Babani reagon pas akuzave të PD: Histori e sajuar për të më ulur imazhin

‘I dënuar në Itali për vjedhje makinash’, Mark Babani

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë  më herët i dënuar në Itali për vjedhje makinash.

Në një dalje publike Babani shprehet se PD bën deklarata të rreme vetëm që të prishë imazhin e tij.

“E gjithë kjo histori është e sajuar. Është një histori që nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet i kam pasur shumë të qarta. Ato nëse kanë prova mund të shkojnë në prokurori. Absolutisht nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi.

Unë jam i gatshëm që të shkoj në Prokurori dhe të jap shenjat e gishtave. Normalisht ata do sajojnë që të më ulin imazhin. Më 4 prill 1994 kam qenë në hotel dhe kam qenë në punë. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë as i arrestuar dhe as i ndaluar nga policia, kurrë.  Kam aktivizuar avokatët e mi, që të bëjnë padi për shpifje ndaj Gazmend Bardhit”, tha Babani.

PD publikon dokumentet nga sistemi i burgjeve: Mark Babani, i dënuar në Itali për vjedhje makinash

Të fundit