Flash News

KRYESORE

I dënuar për vrasje në Angli, Billa ishte liruar nga burgu një vit më parë (Vendimi i Gjykatës)

I dënuar për vrasje në Angli, Billa ishte liruar nga burgu

I ekzekutuar me armë me silenciator në mënyrë mafioze mbrëmjen e sotme, Hekuran Billa ishte person me precedentë të mëparshëm penal. 40-vjeçari me origjinë nga Kukësi është një emër i skanuar nga drejtësia angleze, i cili në vitin 2006 është akuzuar për plagosjen me dashje të një 22-vjeçari shqiptar të identifikuar si Prel Marku.

Sipas mediave britanike, Billa atëherë 28 vjeç qëlloi në kokë në një klub në Royal Park në 14 tetor 2006 22-vjeçarin, i cili humbi jetën. Ndërsa, i plagosur mbeti pronari i klubit, Musa Rrahmani, dhe një person tjetër.

Menjëherë pas krimit Billa iku më pas në Danimarkë, por policia e gjurmoi dhe ai u dënua për një vrasje, dy tentativë për vrasje dhe plagosjen me dashje të Rrahmanit. Ai dyshohej se i përkiste një bande shqiptare që kishte nën pushtet zonën, ndërsa referuar vrasjes në Britaninë e Madhe i kishte mohuar të gjitha akuzat.

Referuar vrasjes së 2006, Billa ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë.

VENDIMI I GJYKATËS PËR HEKURAN BILLËN

Vendimi i huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa, i dtl.14. 09.1980, lindur në Kukës dhe banues në Domje Tiranë, i dënuar per veprat penale “Vrasje”; “Vrasje” mbetur ne tentative dy herë ; si dhe “Plagosja me dashje për të shaktuar lëndim të rëndë trupor”; vepra penale të cilat korespondojnë me veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal të Republikës së Shqipipërisë. Caktimin e dënimit me burgim të përjetshëm, për shtetasin shqiptar Hekuran Billa. Vuajtja e denimit per te denuarin Hekuran Billa, te filloje më datë 15.11.2007. Kunder vendimit lejohet ankim brenda 10 ditesh nga e nesermja e shpalljes ne Gjykaten e Apelit Tirane. Kunder vendimit ka bere ankim per te denuarin Hekuran Billa, avokatet Ramiz Billa dhe Seit Zeqiri duke kerkuar nga gjykata lenien ne fuqi te vendimit persa i perket njohjes se vendimit penal të huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa por duke i caktuar nje denim sa me te ulet. Ne seancen e sotme gjyqesore te zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Tirane prokurorja Fatjona Memcaj kerkoi te vendoset mospranimi i ankimit pasi eshte bere nga persona te palegjitimuar.

Lexo edhe: https://politiko.al/u-ekzekutua-ne-menyre-mafioze-tek-komuna-e-parisit-zbulohet-identiteti-i-viktimes-i-dyshuar-per-nje-vrasje-ne-angli/

Të fundit