Flash News

KRYESORE

I dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia shfaqet i buzëqeshur në gjykatë

Ditën e sotme ka dalë para trupit gjykues Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia është shfaqur i buzëqeshur para trupit gjykues, duke shkëmbyer dhe biseda me policin në krah. Madje ai ka përshëndetur me dorë dikë brenda sallës së gjyqit.

Gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, do të shqyrtojë kërkesën për rivendosje në afat të ankimimit për çështjen e Izet Haxhisë. Pak javë më parë, avokati i ish-truprojës së Berishës, Bashkim Nikolla pati dorëzuar një kërkesë për rivendosje në afat të ankimit për vendimin që e dënoi me 25 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo ishte edhe lëvizja e parë e Izet Haxhias, që pas ekstradimit nga Turqia.

Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet ditën e sotme, pasi të rivendoset në afat ankimimi, Haxhia së bashku me avokatin do të vijojnë procedurat për rigjykim dhe rihetim të dosjes “Hajdari”.

Kujtojmë që Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ndërsa në kërkesë shkruhet se ai nuk është marrë në pyetje asnjëherë, qoftë nga Prokuroria dhe qoftë nga Gjykata.

Të fundit