Flash News

KRYESORE

I dënuar për vrasjen e një personi në SHBA në 2013, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar për vrasjen e një personi në SHBA në 2013,

Një 50-vjeçar i dënuar për vrasje në SHBA është arrestuar nga policia ditën e sotme në Shkodër. Bëhet fjalë për Arben Bregu i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e se ka vrarë një person në Florida në vitin 2013. Bregu do të ekstradohet në Amerikë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Ëashington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të fundit