Flash News

KRYESORE

 I dënuari Safet Bajri kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve për "shpërdorim detyre"

 I dënuari Safet Bajri kallëzon në SPAK drejtorin e

Anëtari i bandës së Bajrajve në Shkodër, Safet Bajri, ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili për veprën “Shpërdorim detyre”.

Ky kallëzim vjen pas kërkesave të përsëritura të Bajrit për transferimin e tij në Burgun e Reçit, pasi sipas tij, në burgun e Fierit ku aktualisht po vuan dënimin, i rrezikohet jeta nga persona të tjerë të dënuar aty.

Kujtojmë se 34-vjeçari nga shkodra akuzohet për trafik droge e prostitucion nga nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërkaq në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri.

Ai figuronte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel.

Të fundit