Flash News

KRYESORE

I dërguari i Papës mbërrin në Shqipëri, Nunci Apostolik entuziast për misionin e tij të ri

I dërguari i Papës mbërrin në Shqipëri, Nunci Apostolik

 Nunci Apostolik Shkëlqesia e Tij Imzot Charles John Brown ka mbërritur sot në Shqipëri. Ai është caktuar nga Papa Françesku në Shqipëri pas mbarimit të shërbimi diplomatik të Shkëlqesisë së Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles. Nunci i ri sot u prit në Nunciaturën Apostolike të Tiranës nga Ipeshkëvinjtë katolikë dhe nga një grup klerikësh dhe rregulltarësh katolikë që punojnë e veprojnë në Shqipëri.

Sot me datë 9 maj 2017 Sh. T. Imzot Charles John Brown dorëzoi letrat kredenciale pranë Presidentit të Republikës Zotit Bujar Nishani. Takimi sipas Imzot Brown takimi ishte shumë i ngrohtë ndërmjet tij dhe Presidentit.

Mons BroWn, sikurse e tha edhe te djelen në mbërritjen e tij, ndjehet shumë entuziast për misionin e tij të ri. Që sot ai është zyrtarisht përfaqësues pranë shtetit shqiptar i Selisë së Shenjtë.

Përvoja e tij pranë Kongregatës për Doktrinën e Fesë më parë e si Nunc Apostolik në Irlandë deri para pak muajsh do të jetë një prani cilësore qoftë pranë Kishës shqiptare e qoftë pranë shtetit shqiptar.

 

Të fundit