Flash News

KRYESORE

I dha fund lidhjes me Cheryl, Liam në krahët e 18-vjeçares bilionere

I dha fund lidhjes me Cheryl, Liam në krahët e 18-vjeçares

Këngëtarët e njohur Liam Payne dhe Cheryl,  i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kishin edhe një fëmijë, vogëlushin Bear.

Ata u ndanë 6 javë më parë pasi lidhje e tyre nuk po shkonte mirë dhe prej kohësh në media përflitej se marrëdhëniet mes çiftit ishin ftohur me kohë.

Liam duket se ka gjetur menjëherë ngushëllim, duke u hedhur në krahët e një vajze tjetër.

Këngëtari dhe milionerja 18-vjeçare, Maya Henry, përfliten se kanë nisur një romancë dhe janë parë në një darkë të dy së bashku në një hotel në Londër. Madje edhe muajin e kaluar ata janë parë bashkë në në mbrëmjen gala të “Dolce&Gabbana”.

Por siç duket, Liam nuk është gati për një lidhje serioze pasi pas ndarjes  i është dedikuar djalit të tij dhe karrierës muzikore.

Të fundit