Flash News

KRYESORE

I dha Gent Cakajt certifikatën e sigurisë, në Prokurori nuk ka procedim për Dorian Tolën

Në janar të 2019-ës u raportua se “Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë” kishte depozituar në Prokurori një kallëzim penal për shpërdorim të rëndë detyre nga drejtori i DSIK, Dorian Tola. Sipas këtij koalicioni, Tola kishte kryer shkelje pasi pajisi me certifikatën e sigurisë brenda 24 orësh Gent Cakajn, ministër i Jashtëm në detyrë.

Por sipas verifikimit në Prokurorinë e Tiranës rezulton se ndaj Tolës nuk nuk është regjistruar asnjë procedim penal.

Dritan Tola drejton Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Më 28 dhjetor të 2018-ës, Politiko.al raportoi i pari faktin që Cakaj nuk ishte pajisur me certifikate sigurie, ndërkohë që kryeministri Edi Rama e kishte propozuar për ministër të Jashtëm.

Të fundit