Flash News

KRYESORE

I dha informacione familjes për baste, ish-lojtari i Liverpool-it përjashtohet nga futbolli

I dha informacione familjes për baste, ish-lojtari i Liverpool-it

Lajm i pazakontë nga Turqia. Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Daniel Sturridge, ka ndërprerë kontratën me klubin e tij aktual, Trabzonspor. Ai po luante mirë në kampionatin turk, por është detyruar të shkëputet nga futbolli.

Arsyeja është se futbollisti është dënuar për 4 muaj për të mos luajtur në asnjë fushë profesionistësh. Anglezi akuzohet se ka vënë baste sportive. Më saktë, ai ka lajmëruar familjarët e tij për të vënë bast mbi transferimin e tij të mundshëm.

Sturridge është gjobitur me 150 mijë paundë nga FA. 30-vjeçari e ka përjetuar shumë keq këtë histori, por janë gjetur prova për këtë akuzë dhe nuk ka më kthim mbrapa.

Të fundit