Flash News

KRYESORE

I dhunojnë varrin e babait, revoltohet Beatrix Ramosaj: Tragjedi në fshatin tim

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve që të ndalojnë personin përgjegjës, që shkatërroi rreth 80 gurë varresh në fshatin Llapashticë e Poshtme në Kosovë. Sipas këngëtares, e cila apelon përmes një statusi në rrjetet sociale, mes varreve të dhunuara është ai i babait dhe familjarëve të saj.

“Po shkruaj e tronditur...

Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme, dhe unë vetëm sot e mora vesh. Jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë.

Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë dhe atë të babit tim dhe familjarëve të mi.

Iu lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe te vendosin drejtësi për personin përgjegjës. Nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, ajo çfarë më vret me shumë është dëmi emocional”, shkruan këngëtarja dhe publikon në shenjë revolte edhe titujt e lajmeve që kanë raportuar ngjarjen.

Të fundit