Flash News

KRYESORE

I dhurojnë Ramës timon të prishur, studentët: Shkarkimi i Nikollës na jep të drejtë

“Zëvendësimi i saj na jep të drejtë në kërkesat tona, që ligji i Arsimit të Lartë ka rënë dhe reforma në arsim ka rënë sepse janë firmosur nga kjo ministre.” -shprehen studentët, pas lajmit për shkarkimin Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Studentët janë mbledhur sërish sot para Kryeministrisë dhe simbolika e ditës ka qenë një timon i prishur, duke shprehur idenë se kjo qeveri nuk po drejtohet siç duhet sepse timoni drejtues është prishur tashmë.

Të rinjtë bëjnë me dije se protesta do të rifillojë në janar, pasi kryeministri me “Paktin per universitetin” nuk ka plotësuar kërkesat e studentëve. Ata shprehen se do të jenë edhe sot pasdite në protestën e diasporës.

Të fundit