Flash News

KRYESORE

“I dolën thinjat gjyqeve”, Tahiri mesazh të koduar: Nisi me burra me mustaqe, përfundon me burra me botox

“I dolën thinjat gjyqeve”, Tahiri mesazh të koduar: Nisi

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas shtyrjes së seancës së katërt dhe pritjes së pretencës nga Prokuroria tashmë me 10 shtator me pretendimin se gushi është periudhë pushimesh, nuk ka hezituar të shkëmbejë edhe batuta e mesazhe të koduara para gazetarëve.

I pyetur nëse do t’i shtohen edhe më shumë thinjat në pritje të shtatorit, kur u caktua seanca e radhës, nisur edhe nga një foto e postuar prej vetë Tahirit javën që shkoi duke ‘plakur’ veten me face app, ish ministri u përgjigj me një mesazh të koduar: Kjo histori nisi me burra me mustaqe dhe ka përfunduar në burra me botox, nuk do zbardhem më shumë”.

Tahiri akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali në kohën kur drejtonte ministrinë e Brendshme.

Nëse vërtetohen akuzat ndaj tij, Tahiri rrezikon një dënim të rëndë me burg.

Pranohet kërkesa e Tahirit për gjykim të shkurtuar, Prokuroria e ‘çon’ për vjeshtë, ish-ministri: Po kalohet çdo limit!

Të fundit