Flash News

KRYESORE

I doli Lotaria Amerikane, kryebashkiaku i PD merr vendim për procedurat

I doli Lotaria Amerikane, kryebashkiaku i PD merr vendim për procedurat

Pas publikimit të përgjigjeve të Lotarisë Amerikane, mes fituesve ishte edhe bashkëshortja e Krytarit të Bashkisë së Pogradecit,  Eduart Kapri duke marrë kështu të drejtën për të nisur një jetë të re në SHBA. I pyetur nga mediat, ai ka pohuar se nuk ka menduar të largohet nga Shqipëria.

Kapri nënvizon se familja e tij aplikon rregullisht për Lotarinë Amerikane më tepër për të testuar fatin. Kryebashkiaku, sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij.

Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vit rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu”, tha Kapri.

Eduart Kapri, nën siglën e Partisë Demokratike, u zgjodh kryetar bashkie në Pogradec në zgjedhjet lokale të 2015-ës.

Të fundit