Flash News

KRYESORE

I doli në mbrojtje grave prokurore, Manjani reagon ndaj Ramës: E ndrite me të tjerat

I doli në mbrojtje grave prokurore, Manjani reagon ndaj Ramës: E

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nëpërmjet një reagimi në Twitter u doli në mbrojtje grave prokurore sa i përket akuzave të opozitës për çështjen e Xhisiela Malokut. “Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s’janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudhë”, shkruante Rama.

Ndërsa Manjani i përgjigjet deklaratës së kryeministrit:  “Ndërkohe paska marrë edhe detyrën e “mbrojtësit” të grave prokurore. Në fakt e ndriti me gratë jo prokurore... Me Xh. M e ndriçoi fare!!!”.

Reagimi i Ylli Manjanit:

“Kryeministri nuk ka asgjë për të thënë ende për akuzat e Policit të kërcënuar, por merret me opozitën!

Ndërkohe paska marrë edhe detyrën e “mbrojtësit” të grave prokurore. Në fakt e ndriti me gratë jo prokurore... Me Xh. M e ndriçoi fare!!!

Nejse, po nëse Prokuroreshat i besojnë veten dhe familjet e tyre “engjellit mbrojtës” Kryeministër, ditë të këqija do i presin...

Ndaj do bëjnë mirë të bëjnë atë që nuk e bënë burrat prokurorë; të marrin nën hetim Kryeministrin për domethënien e shprehjes “do ta ndjekim këmba këmbës atë horr”.

Të hetojnë deputetët e Kryeministrit për Kanosje ose vrasje të mbetur në tentativë.

Dhe të hetojnë kupolën e Ministrisë së Brendshme përse nuk e mbrojtën policin?!

Kjo e ndan dilemën nëse qeverisemi nga ligji apo nga krimi.

Dhe këtë dilemë e ndan normalisht Prokuroria dhe në vijim gjykata.

Të tjerat janë pallavra që shmangin vemendjen nga problemi kryesor...

Të fundit