Flash News

KRYESORE

I drejtohet anglisht, Rama fajëson sërish Europën: Pas dy javësh ndoshta marrim ‘shpullën’ tjetër, kjo s’është e drejtë

I drejtohet anglisht, Rama fajëson sërish Europën: Pas dy

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për mbylljen e derës për Shqipërinë për procesin e integrimit në Evropë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën ‘Gjithçka për drejtësinë’, ku morën pjesë ministrat e drejtësisë së 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama iu drejtua sërish vendeve skeptike, sot në gjuhën angleze, se kushtet e kërkuara janë plotësuar, por që vit pas viti shtojnë të tjera kritere për procesin e anëtarësimit.

“Ne nuk nuk kem i alternativë tjetër, na vazhdojmë t’ju duam e të besojmë te kjo martesë e jona. Britanikët kanë luksin të mendojnë divorcin pas kaq vitesh, kurse ne jo. Për ne është hera e parë dhe nuk ndalon dot askënd të “martohet” me atë që do.

Bëhet fjalë për dy javë që ndoshta do kemi “shpullën” tjetër. Është frustuese, na thuhet se ju duam, por vazhdoni të përmirësoheni, përmirësoheni…

Vjet na thanë keni bërë punë fantastike, por keni edhe diçka tjetër.

57 prokurorë e gjyqtarë, shkuam përtej këtij numri dhe vetting u bë revolucioni ynë francez me gijotinën. Ata që hiqeshin nga sistemi, forca e korrupsionit në Shqipëri që për 30 vite është rritur e gjendet mes politikanësh, e autoritete publike, por nuk ka të krahasuar.

Pas një viti flasim për më shumë se 100. Tani problemi është se s’ka gjykatë kushtetuese, por ne na u tha që të pastrojmë gjykatat nga të korruptuarit.

Shyqyr që ka ende njerëz të mençur në Evropë që u referohen të vdekurve. Citoj Merkel se a ishte ajo që na kërkuan të pastronin sistemin? Tani është faj apo përgëzim se s’ka gjykatë kushtetuese, ne nuk po kërkojmë të bëhemi shtet anëtar, por të vazhdojmë rrugëtim që kërkon shumë kohë.

Fakti që s’ka gjykatë kushtetuese në këtë moment tregon sukses dhe jo dështim.

Jo nuk ia hedh fajin Evropës, kush tjetër ka të drejtë se Franca të thojë se Europa nuk po funksionon sic duhet, që BE duhet të ndryshojë.

Ajo që nuk kuptoj është që pasi Europa të hyjë në një proces të fillimit , sic thotë Macron, si mund të ndalojmë reformat tona. Nuk ka se si të bëhej këtë reformë në drejtë pa patur SHBA  e Evropën në krah, e dëshirën tonë për të qenë pjesë e kësaj familje.

Pse nuk i kemi krijuar më parë. Është e padrejtë dhe nuk është as e mençur”, tha Rama.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, Rama hodhi akuza të drejtpërdrejta nga Kuvendi se Shqipëria nuk është ende gati për anëtarësim dhe se kjo vjen pasi BE sot është në një debat të brendshëm.

Të fundit