All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

I dyshuar për atentatin/ Kushëri me deputetin e PS, reagon Rrahman Rraja: Ngjarja është e rëndë, pak rëndësi ka autori

I dyshuar për atentatin/ Kushëri me deputetin e PS, reagon Rrahman
All - Paragraf - 1

Vjen reagimi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, i cili është përfolur në media për lidhjet fisnore që ka me redjan Rrajën, autorin e dyshuar për atentatin në Shkozet më 1 nëntor.

All - Paragraf - 3

Në këtë ngjarje u plagosën prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe i “Forti i Sukthit” ose Aleksandër Laho ose ‘Rrumi’.

Në një lidhje telefonike për ‘news 24’, Rraja thotë se me Redjanin janë kushërinj të brezit të tretë dhe se me të nuk ka komunikim të shpeshtë.

Ai thotë se nëse ai është autor i ngjarjes duhet të dënohet siç e kërkon ligji.

Intervista:

Cili është reagimi juaj lidhur me arrestimin e Redjan Rrajës?

Është një ngjarje shumë e rëndë. Për mua pak rëndësi ka kush mund të jetë ai person, drejtësia i ka gjitha mundësitë për të vendosur drejtësi. Çdo person përgjegjës duhet të marrë dënim maksimal.

Ju jeni kushëri me të?

E kam sqaruar se babai im, Rexhepi me gjyshin e Redjanit ishin vëllezër vetëm nga babai, pra më shumë se brezi i tretë. E dënoj veprimin dhe mund të them se me mbiemër Rraja ka edhe në Berat edhe Lushnje.

A  keni komunikim me Redjanin?

Nuk më kujtohet vetëm se e di që kam, tre katër muaj që nuk kam folur me të.

Jeni në disjeni besoj se ai ka qenë person me precedent penal?

Nuk kam dijeni nëse ka precedentë, vitet e fundit ka patur një klinikë dentare në Fushë krujë. Nuk e di ku banon.

Si ndiheni ju për ngjarjet?  

Jam i qetë, për moralin tim. Për veprën është problem, jam i shqetësuar se është një atentat ndaj prokurorit, drejtësisë, por personalisht jam i ndershëm dhe skam asnjë problem.

Si e more vesh lajmin për arrestimin?

Me morën në tel gazetarët, atëherë e mësova arrestimin e Redjanit. Është ngjarje e rëndë, dhe fat që nuk pati të vdekur.

Sa ndikon politikisht te ju, edhe pse jeni i qetë, edhe pas deklaratave të Ramës ndaj prokurorit Ndoji?

Nuk kam asnjë koment për Ndojin se nuk e njoh fare. Jam shumë i qetë personalisht, kam përkrahje masive në komunitet jo vetëm në Krujë. Të jem sa më afër njerëzve.

Të fundit