Flash News

KRYESORE

I dyshuar si trafikant droge në Mal të Zi, biznesmenit i sekuestrohen pronat

I dyshuar si trafikant droge në Mal të Zi, biznesmenit i sekuestrohen

Policia në Malësinë e Madhe në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër kanë sekuestruar 7 pasuri të paluajtshme në Bajzë, njësia Kastrat, bashkia Malësi e Madhe në pronësi të Ndue Vasel Pepaj, i cili dyshohej si kreu i një organizate kriminale që vepronte në Mal të Zi dhe që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, Ndue Vasel Pepaj rezulton kreu i një organizate kriminale në Malin e Zi që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe është arrestuar gjatë një operacioni nga policia malazeze në 17 dhjetor 2017, bashkë me 11 persona të tjerë.

Këto pasuri të sekuestruara, Pepaj i ka ricikluar duke i tjetërsuar në emër të personave të tjerë, në emër të motrës, dhëndrit dhe dajës së tij.

Ai akuzohet për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Të fundit