Flash News

KRYESORE

I dyshuari për atentatin ndaj prokurorit i afërt me deputetin e PS, reagon Basha: Luftë e pastër mes bandave në pushtet

I dyshuari për atentatin ndaj prokurorit i afërt me deputetin e PS,

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me arrestimin e Redjan Rrajës, i afërt i deputetit të PS, Rrahman Rraja si i dyshuar për atentatin ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja.

Sipas Bashës kjo tregon një luftë të pastër mes bandave në pushtet.

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit  të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet.

Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t’u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim”, u shpreh kryedemokrati.

Të fundit