Flash News

KRYESORE

I fiksuar pas Vermoshit apo e vetmja punë në Malësi? Ja sa herë i ka reklamuar në tre vite Edi Rama 14.5 km rrugë

Që Vermoshi dhe alpet shqiptare kanë një mrekulli natyrore të pashpjegueshme me fjalë, ky është fakt i njohur botërisht tashmë dhe njësoj është edhe për kryeministrin Edi Rama.

Që kur ka ardhur në pushtet me premtimin e investimeve të shuma në veriun e vendit, zonën më të varfër të Shqipërisë, Edi Rama ka reklamuar pothuajse gjithnjë vetëm një punë në Malësinë e Madhe, rrugën e Vermoshit.

14.5 kilometra rrugë kanë zënë hapësirë në faqen e Ramës ndoshta më shumë se investimet në Vlorë, qarku nga ku u zgjodh deputet.

Në harkun kohor të 3 vite e gjysmë, Rama ka publikuar të paktën pesë herë foto nga rruga e Vermoshit dhe i referohet gjithnjë kësaj rruge sa herë flet për investime në Malësi.

Deri më sot, Rama mesa duket nuk ka qenë në gjendje të reklamojë ndonjë investim tjetër në zonë dhe ndaj i është dashur të përsërisë veten dhe të publikojë të njejtat foto në Facebook. Rasti i fundit është publikimi mëngjesin e sotëm i të njëjtavVe foto.

Të fundit