Flash News

KRYESORE

I fiksuar te marketingu dhe reklama, ja çfarë libri po lexon Edi Rama gjatë pushimeve

Kryeministri Edi Rama është një prej politikanëve që i kushton vëmendjen më të madhe marketingut dhe reklamës, pasi në këtë mënyrë ai ‘i shitet’ qytetarëve dhe votuesve si ‘produkti i domosdoshëm’ dhe ‘cilësor’ që ata duhet të blejnë.

Me një strategji të ngjashme si ajo e Donald Trump në SHBA, Rama arriti të fitonte zgjedhjet e 2017-ës si kandidati për kryeministër që ishte i ngjashëm, madje i njëjtë me votuesit. Me veshje dhe zhargon të një çuni lagjeje (përfshirë shumë faktorë të tjerë), ai siguroi mjaftueshëm vota për të qeverisur i vetëm.

Por kryeministri duket se kërkon të mësojë akoma më shumë për mënyrën se si duhet t’u shitet ‘klientëve’ të tij. Gjatë pushimeve që po kalon në bregdet, Rama ka publikuar momente nga kafja e mëngjesit dhe për shoqërues ka zgjedhur njëlibër që flet reklamat dhe marketingun. Aty ka edhe një citim të David Ogilvy.

Ogilvy njihet si ‘babai i reklamave dhe marketingut’ dhe është themelues i kompanisë së njohur “Ogilvy & Mather”.

Kur jemi vetëm një muaj larg shatorit dhe ndryshimeve të paralajmëruara në qeveri, kryeministri Rama ka shumë punë për mënyrën se si duhet t’i shesë këto zhvillime te publiku, që për hir të së vërtetës duket i lodhur nga imazhi kryesor i reklamës.

Të fundit