Flash News

KRYESORE

I forti i grupit të Bajrajve përjeton 6 orë liri, merr pjesë në varrimin e babait të tij

I forti i grupit të Bajrajve përjeton 6 orë liri, merr pjesë

Safet Bajri, i cilësuar si “i forti i grupit të Bajrajve”, ka dalë në liri me një leje të veçantë nga Drejtoria e Burgjeve, për të marrë pjesë në funeralin e babait të tij.

Liria e Bajrit zgjat 6 orë, ndërkohë që Prokuroria kërkon të sigurohet mbarëvajtja e lejes. Bajri konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë dhe gjatë orëve të lirisë është shoqëruar nga forca të shumta policore.

Drejtoria e Burgjeve njofton se leja është dhënë vetëm pas miratimit të Krimeve të Rënda. Safet Bajri u arrestua në shtator të vitit 2018 në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.

Të fundit