Flash News

KRYESORE

‘I forti i Shkodrës e ndihmoi gjatë fushatës’, flet deputeti i PS-së: E kam kojshi, nuk merrem unë me atë punë

‘I forti i Shkodrës e ndihmoi gjatë fushatës’, flet

Gazeta belge “La Dernier Heure” raportonte për shtetasin Safet Rustemi i njohur dhe ndryshe si Safet Bajri, i cili është një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në Belgjikë.

Sipas gazetës belge, ai ndodhet në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, madje lëviz lirshëm në qytet. Mediat shkojnë më tej në konkluzionin e tyre, duke thënë se ai ka ndihmuar në fushatë deputetin e PS-së Luan Harusha.

I kontraktuar nga Fax News, deputeti socialist Luan Harusha u shpreh se ai e njeh Safet Rustemin, po në kohën kur janë zhvilluar zgjedhjet ai nuk ka qenë në Shkodër po në burg. Harusha tha më tej se ai ka njohje familjare me personin.

Intervista

Përshëndetje zoti Harusha, donim që t’iu pyesnim për një artikull të mediave belge lidhur me Safet Bajrin, ku thuhet se ai ju ka ndihmuar në 2017-tën, në fushatën për zgjedhjet e pushtetit qëndror. A e njihni?

Dëgjo goce, atë Safet Bajrin e kam kojshi në lagje, ai s’ka qenë fare në zgjedhje

Pra nuk ju ka financuar ju dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2017-tës?

Jo ka ardhur nga burgu nga shtatori, a tetori, ku di unë

Mediat belge thonë që ju keni mbyllur një konflikt të tij në një nga lokalet më të njohura të Shkodrës, ku politika ka ndërhyrë që ai të mos arrestohej?

Nuk është e vërtetë moj vajzë, nuk merrem unë me atë punë. Unë e njoh familjarisht se i kemi shpijat 100 metra larg, 50 metra.

 

Të fundit