Flash News

KRYESORE

I fshehu mesazhin kërcënues të Ramës, Kryemadhi kritikon Metën

I fshehu mesazhin kërcënues të Ramës, Kryemadhi kritikon

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur e indinjuar me presidentin Ilir Meta, pasi nuk i ka treguar për mesazhin që i kishte dërguar Edi Rama. “Pas mbarimit te mandatit nuk do të gjesh më gjurmë LSI-je”, ishte mesazhi.

Në një takim në LSI, Kryemadhi, madje shtoi se i ka mbetur hatri me Metën për ketë gjest. Po ashtu, Kryemadhi deklaroi se pas përfundimit të mandatit të presidentit Meta do të futet në garë së bashku me të për postin e kryetarit të LSI.

“Mua nuk ma kishte treguar Meta mesazhin, i thashë se më ngeli hatri që s’ma ka treguar. Unë i thashë që kur të mbarosh mandatin e Presidentit të hyjmë të dy në garë dhe të shohim kush do të fitojë. çuditshme është si Rama kishte parashikuar si Basha nuk do ishte më kryetar i PD dhe si do zhdukej LSI, kur çuditërisht LSI u shtua. Fallxhore unë, fallxhor Rama, por mua më dalin fjalët, kurse atij jo. Unë nuk them që 85% janë LSI e PD, se nuk ka shanse”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit