Flash News

KRYESORE

I fundit në listën e Durrësit, Kujtim Gjuzi: Fola me ndërkombëtarët, nuk e dorëzoj mandatin

Përveç pesë kandidatëve të LSI-së, Ylli Shehut, Enver Roshit, Aurora Marës, Edmond Rrushit dhe Ralf Gjonit, një tjetër kandidat në listat e opozitës ka shprehur gadishmërinë e tij për t’u bërë pjesë e Parlamentit.

Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore, i vënë nga listat e kryetarit Lulzim Basha i 19-ti në Durrës, ka thënë për Top Channel se nuk ka arsye t’a lëshojë mandatin duke shtuar se tani është një nga drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar.

‘Nuk kam asnjë arsye që ta lëshoj mandatin sepse nuk është i Kujtim Gjuzit, por i Partisë Konservatore. Në këtë moment unë jam një ndër drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar’, tha Gjuzi.

Ai ka pranuar ndikimin e ndërkombëtarëve për të pranuar mandatin dhe thotë se është kontaktuar nga OSBE për të mos e lëshuar mandatin. “Kemi patur dje një kontakt me këshilltarin më të lartë të zyrës së OSBE-së në Tiranë, i cili thotë se jemi të inkurajuar nga ambasadori që të mos e lëshojmë mandatin”, përfundoi Gjuzi.

Opozita e bashkuar vendosi për djegien e mandateve të deputetëve si i vetmi akt i mbetur për të zgjidhur krizën në vend.

Të fundit