Flash News

KRYESORE

I futet në shtëpi një gruaje në mesnatë, arrestohet i riu në Shkodër

I futet në shtëpi një gruaje në mesnatë, arrestohet i

Policia e Shkodrës ka arrestuar një të ri nga Kosova, pasi u kap në flagrancë ndërsa po tentonte të hynte me forcë në banesën e një gruaje në Shkodër.

Në pranga ra Besnik Hyseni, 23 vjeç banues në Vushtri

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi i riu rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G. e cila ka telefonuar policinë, dhe falë reagimit të shpejtë të policisë, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartpërmendur, ku ju gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip Zastava e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Të fundit